Shilegov: Ja emrat e atyre që po e mbrojnë krimin zgjedhor (VIDEO)

LSDM ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për falje të dyshuarve për manipulime zgjedhore. Petre Shilegov, zëdhënësi i LSDM ka kumtuar emrat e gjykatësve që kanë përkrahur këtë iniciativë, transmeton Portalb.

“Këto janë 5 të dëgjueshmit partiak të VMRO-DPMNE-së në Gjykatën Kushtetuese: Elena Gosheva, gjykatëse e zgjedhur më vitin 2012; Nikolla Ivanovski, gjykatës i zgjedhur më 2012; Vlladimir Stojanovski gjykatës i zgjedhur më 2011, Vangelina Markudova e zgjedhur më 2013 dhe Jovan Josifovski i zgjedhur më 2012. Në vend që ta mbrojnë rendin kushtetues, ndikimet partiake në gjyqësor po e shkatërrojnë funksionimin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës”, tha Shilegov.

Sipas tij, gjithë ky operacion është aplikuar në procedurë të shpejt prej 10 ditëve.

“Iniciativa deri te Gjykata Kushtetuese është parashtruar më 5 shkurt, e premte. Lënda ka filluar të punohet më 8 shkurt, të hënën. Letër deri të Kuvendi është dërguar më 10 shkurt, ndërsa mendimi është pranuar më 11 shkurt. E gjithë lënda është kompletuar më 18 shkurt”, ka deklaruar Shilegov duke shtuar se në procedurë normale për këtë nevojiten muaj.

“LSDM dhe qytetarët nuk do të lejojmë që të mbrohet krimi zgjedhor dhe prevenohet qëllimi që të përsëriten vjedhjet në zgjedhje. Zgjedhje të reja kriminale në Maqdoni nuk do të ketë”, ka përfunduar Shilegov./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button