Vuçiq: Pentagoni të kërkojë falje për viktimat serbe në Libi

Qëndrimi i Pentagonit se zyrtarët e Ambasadës së Serbisë nuk janë vrarë nga bombardimet do të konsiderohet pjesë e përballjes globale mes fuqive të mëdha, përveç nëse Pentagoni na paraqet prova se pretendimet e tyre janë të vërteta, tha sot kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Kur autopsinë e kanë kryer mjekët tanë, ne nuk kemi asnjë dyshim se këta njerëz u vranë. Ata kanë pasur  12 plagë në trupin e tyre , të marra në të njëjtën kohë në mënyrë të qartë nga shpërthimi, atëherë ata (Pentagoni) duhet të na tregojnë ndonjë dëshmi” tha Vuçiq, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e Pentagonit,ai shtoi se ata nuk mund të kthejnë në jetë Stankoviqin dhe Stepiqin.

“Do të ishte më mirë për Pentagonin të kërkonin falje familjes Stepiq dhe Stankovic dhe Serbisë” tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Pentagoni dje kundërshtoi pohimin se dy punonjësit e rrëmbyer të Ambasadës së Serbisë në Libi janë vrarë në një sulm ajror nga forcat amerikane në  një ndërtesë “Shtetit Islamik” në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button