Haxhiu: Deputetët t’i lënë hipokrizitë e të mos shkojnë në seancën e nesërme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu e cila ndodhet në arrest shtëpiak, përmes një statusi në facebook i ka ftuar qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në protestën e nesërme kundër kandidatit për president.

Më tej Haxhiu i ka ftuar edhe deputetët e Kuvendit që të mos shkojnë në seancën e nesërme ku pritet të bëhet zgjedhja e Hashim Thaçit president.

Lexoni postimin e plotë të Haxhiut në facebook:

Të dashur miq e mikesha,

Dita e nesërme është vendimtare!

Është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që të mos lejojmë bërjen e Thaçit president, është jetike! Është e rëndësishme që sheshi nesër ne orën 10:00 të mbushet e stërmbushet me gra e burra, pa dallim. Le t’i tregojmë këtij njëriu që i ka sjellë kaq dëme Kosovës, që nuk mund të na përfaqësojë! Le të ja shuajmë njëherë e përgjithmonë ambiciet e sëmura për të na përfaqësuar.

P.S. Deputetët e LDK-së, le të mendojnë për premtimet që ju bënë qytetarëve. Le t’i lënë hipokrizitë. Shkuarja e tyre në seancë, është votë për Thaçin. Mos shkoni në seancë, bëjeni këtë për vendin dhe qytetarët që ju votuan!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button