Asnjë shqiptar në sektorët udhëheqës në Institutin për Shëndetësi Publike në Tetovë

ueb faqen e institutit për shëndet publik në Tetovë, e cila azhurnohet vetëm në gjuhën maqedonase mund të vërehet se të gjithë udhëheqësit e sektorëve janë maqedonas.

Në Institutin për shëndet publik në Tetovë, numri i përgjithshëm i të punësuarve shqiptarë nuk arrin as kuotën 10 për qind. Nga 68 të punësuarit sa janë në këtë Institut, numri i shqiptarëve është vetëm 5.

Ky institut është i pavarur nga Spitali klinik i Tetovës dhe nuk është nën kompetencat e spitalit. Me gjasë kjo mund të jetë dhe arsye pse në këtë institut numri i të punësuarve shqiptarë është i ulët dhe sipas konkurseve që janë shpallur deri më tani, ai vjen duke u ulur akoma.

Kohë më parë në këtë Institut ka pasur një konkurs dhe është punësuar një mjek, i cili po ashtu ka qenë maqedonas.

Shqiptarët nuk arrijnë të kalojnë as kualifikimin, apo nuk arin të futen në garë, dhe kjo vjen si pasojë e testimit që u behët atyre kandidatëve, ndërsa të nijetit bien nga testimi i parë për arsye ende të panjohura.

Portalb kontaktoi drejtpreshën e Institutit, Dijana Jovanovska por ajo refuzoi të prononcohet. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button