Rasti i Kumanovës: Prokuroria fton dëshmitarë me probleme mentale

Njëra nga 4 dëshmitarët që ishin ftuar të dëgjohen sot, nga ana e Prokurorisë në Gjykatën Themelore Shkupi nuk ishte në gjendje të shëndosh mentale për të dëshmuar, raporton Portalb.

Dëshmitarja Teuta Lutfiju ka dalur të jetë me probleme mentale dhe jo në gjendje psikofizike për të dëshmuar. Mirëpo, kjo u dëshmua pas reagimit të avokatit mbrojtës Bujar Dardhishta, i cili ndërpreu dëshminë e zonjës Lutfiu dhe kërkoi nga gjykata që ta vërtetojë gjendjen e saj shëndetësore. Pas përfundimit të gjykatës se e njëjta nuk mund të vazhdojë me dëshminë e saj ajo u lirua nga gjykatësja.

Ja si u përgjigj prokurorja Villma Ruskoska, në pyetjen e Portalb se a është lëshim i Prokurorisë që si dëshmitare të thirret person që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore të dëshmojë për këtë rast:

“Jo, ajo kur dha deklaratë në procesin hetues ishte në rregull, çka ka mund të ndodh në ndërkohë Prokuroria nuk mund ta dijë. Tanimë kanë kaluar 9 muaj, apo jo. Ne nuk jemi psikiatër, për të vlerësuar. Kur ka dëshmuar për herë të parë ajo ishte në rregull”, u përgjigj Ruskoska.

Sot ka vazhduar seanca me dëgjimin e dëshmitarëve, banorëve të Lagjes së Trimave, të ftuar nga ana e Prokurorisë për rastin e Kumanovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button