“Vetëvrasje” gazetareske nga pusia

[Recension: Vanhaute ia drejtoi revolen shtetit]

Republika e Maqedonisë është vend i çuditshëm. Me gazetari edhe më të çudtishme. E krijuar nga Zoti që të shkruhen recensione për shembuj të joprofesionalizmit që i tejkalojnë të gjitha kufinjtë e të mundshmes. Dhe gjithmonë befason me “arritje” të reja.

“Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” është projekt serioz, mirëpo ndonjëherë duhet të merret me produkte shumë joserioze gazetareske, për të cilat ekzistojnë kualifikime adekuate. Mirëpo për shkak të seriozitetit dhe përgjegjësisë së këtij projekti dhe implementuesve të tij, megjithatë nuk do t’i përdorim. Për fat të keq.

Një shembull i tillë, është edhe teksti që i nënshtrohet këtij recensioni. Para nesh kemi një rast ku një tweet shumë të mprehtë dhe “meme” me mace, që janë shtrembëruar krejtësisht dhe janë spinuar në fletëarrest. Në sulm kundër kokës së lehtësuesit në negociatat politike në vendin tonë.

02222016-Kurir-VanHojteLinku deri te artikulli origjinal: Vanhaute ia drejtoi revolen shtetit

Data dhe koha e publikimit: 21.02.2016, 13:54

Data e recensionit: 22.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

TEKST SPINUES

Prej këtu e në vazhdim, ky tekst, i cili quhet mediatik vetëm për shkak se është publikuar në një platformë në internet që dëshiron të jetë medie, shndërrohet edhe në një produkt të “gazetarisë” së anshme, të politizuar, të partizuar, sulmuese dhe të padenjë për profesionin.

Mirëpo, nuk mund ta lënë pa e interpretuar mënyrën dhe manipulimin me të cilën maceja, qytetari – u bë shteti, ndërsa armëmbajtës u bë – lehtësuesi belg.

Që të bëhet ky spin, shtrembërohet tregimi për “macat-meme”, e cila u bë e popullarizuar në mesin e qytetarëve të Brukselit pas sulmeve terroriste në Paris, kur u paralajmërua se cak i ardhshëm i terroristëve është Brukseli.

Qytetarët e këtij qyteti, që të tregojnë se nuk janë të frikësuar dhe nuk do të futen në birrucën e miut, u shndërruan në mace që filluan të vetëorganizohen dhe të edukohen për vetëmbrojtje nga terrorizmi, pasi qeveria e tyre kërkoi të përmbahen nga komentet në rrjetet sociale që të mos i komprometojnë aksionet e policisë!? Mu ashu, qytetarët maca ironizuan dhe e përqeshën kërkesën naive të policisë. E gjithë bota e kuptoi ashtu dhe ashtu e interpretonte këtë. Mirëpo, disa medie maqedonase nuk do të ishin ato që janë nëse nuk e shtrembëronin këtë qasje në dobi të pakuptimtë të tyre.

Piter Vanhaute është gazetar, shkrimtar dhe ish-anëtar i parlamentit belg. Përveç teksteve gazetareske, ai është autor edhe i disa librave me poezi dhe me tregime. Ne u bindëm se ai me lehtësi i përmbledh fenomenet politike në forma të shkurta dhe të kuptueshme. Kuptohet, për atë që dëshiron t’i shohë dhe t’i lexojë.

Ky tekst ia drejtoi revolen vetëvetes dhe bëri “vetëvrasje” nga pusia. Hetimi i ekspertëve mjeko-ligjorë është i pamundur për shkak se qeshen me lot dhe nuk mund ta kryejnë punën e tyre!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button