PLD: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, inkurajim për mashtrime të reja zgjedhore

Hapja e procedurës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për amnisti në pjesën për amnistimin e personave që kanë kryer vepra penale – mashtrim zgjedhor, për Partinë Liberale Demokratike, është edhe një hapësirë më tepër për mashtruesit zgjedhor, sepse sipas tyre, me këtë të fundit, personave do t’u mund t’u garantohet liri edhe pas cenimit të vullnetit të votuesve.

“Ky vendim mashtruesit zgjedhor do t’i inkurajojë që përsëri të kryejnë vepra penale lidhur me cenimin e vullnetit të popullit. Partia Liberale Demokratike paralajmëron se kjo edhe më tepër do ta zmadhojë dhunimin zgjedhor dhe ky është një element për thellimin e krizës në Maqedoni”, thuhet në reagimin e PLD-së, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në ligjin për amnisti, që me këtë të fundit kryetari i shtetit merr kompetenca t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button