Shenja e horoskopit ju tregon cila princeshë përrallash jeni

A e keni menduar ndonjëherë se edhe princeshat e përrallave i përkasin një shenje zoodiakale që mund të përputhet me tuajën?! Epo, ta mendosh, edhe ato kanë tipare të ndryshme të personalitetit pavarësisht se, kanë të gjitha fund të bukur, shkruan Living. Zbuloni tuajën!Dashi – Megara

Princesha që përfaqëson shenjën e dashit është Megara, heroina e filmit vizatimor të 1997, ‘Herkuli’. Është një princeshë e guximshme që nuk ka frikë të përballet me betejat. Në fakt, është një nga princeshat më ‘mashkullore’ të klasikëve të Disneyt; një luftëtare e vërtetë, e fortë dhe krenare. Herkuli, bie menjëherë nën këmbët e saj.

Demi – Hirushja

Hirushja është ajo që përfaqëson më mirë shenjën e demit. Një personazh i adhurueshëm sidomos për durimin dhe dinjitetin që ruan deri në fund pavarësisht sjelljeve të këqija të ‘motrave’. Hirshuja ka gjithë bukurinë e Venusit, planetit që e drejton.

Binjakët – Tiana

Tiana është një princeshë që krijon miqësi me bretkun që më pas rezulton të jetë princi që I është bërë magji. Siç e dini nga përralla, puthja është shpëtimi I bretkosës dhe bretkut prandaj binjakë, sytë nga dashuria.

Gaforrja – Pokahondasi

Pokahondasi është një grua tërheqëse, e gjatë, e hollë e sportive. Bie menjëherë në sy prania e saj pavarësisht veshjes dhe të ecurit zbathur. Gaforret, duhet të kenë cilësi të ngjashme.

Luani – Mulan

Mulan përfshihet në hisotrinë e princeshave, megjithëse nuk është pjesë e ndonjë familje mbretërore dhe nuk martohet me ndonjë princ. Mulan është e fortë dhe luftëtare çka i lejon fizikut të saj ushtrime të rënda pa u sforcuar por, është edhe personazh I ëmbëm dhe mjaft e ndjeshme.

Virgjëresha – E bukura

“E bukura dhe Bisha” është një nga përrallat e preferuara të të gjihta kohërave dhe E bukura, është ajo që përfaqëson të gjitha ‘virgjëreshat’. Cilësitë dhe personalitetin e saj e njihni mirë të gjitha tani ju duhet të gjeni ‘bishën’.

Peshorja – Aurora

‘Bukuroshja e fjetur’ është Aurora. Puthja magjike, edhe në këtë përrallë, është kthimi në realitet. Peshore bukuroshe, prisni në gjumë!

Akrepi – Jane

Jane përfaqëson akrepët dhe është pjesë e filmit ‘Tarzan&Jane”. Në fillim të filmit, Jane shfaqet krenare dhe aristokratike pavarësisht gjuhës ‘ndëshkuese’ e helmuese, si helmi i shenjës së horoskopit që përfaqëson.

Shigjetari – Rapunzel

Rapunzel është një film vizatimor i vonë, i vitit 2010, ajo është protagonistja e filmit. Një princeshë e ëmbël, e ndrojtur dhe e sinqertë. Kështu jeni dhe ju shigjetarë?!

Bricjapi – Jasmine

Jasmine është protagonistja e filmit Aladin, e njohur për bukurinë, karizmën dhe sensualitetin. Mbase nuk keni tiparet e saj, pra sy të mëdhenj të zinj e flkokë aq të bukur port ë paktën kultivoni karizmën.

Ujori – Ariel

Kush nuk është dashuruar dhe kush nuk e ka pasur zili princeshën e ujit?! Ju ujorë paskeni shenjë sirenash, urojmë të keni edhe një mik të bukur si Flander.

Peshqit – Borëbardha

Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më e bukur unë apo Borëbardha?! Ju, ju peshq jeni më të bukurit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button