Prej nesër fillojnë patrullat e NATO-s në Detin Egje

NATO prej nesër duhet të fillojë me patrulla të saj në Detin Egje në kuadër të misionit mbikëqyrës të Aleancës për ballafaqim me fluksin e refugjatëve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se qëllimi i operacionit të NATO-s në Detin Egje është që të zvogëlohet fluksi i refugjatëve dhe migrantëve në Evropë, të cilët vijnë nga Lindja e Afërt. Roli i NATO-s në rajon do të jetë mbikëqyrës.

“Do të marrim pjesë në përpjekjet ndërkombëtare që t’i shkatërrojmë kanalet për tregti ilegale në Detin Egje”, thuhet në kumtesën e Aleancës.

Në të shpjegohet se anijet e NATO-s do të mbledhin dhe do t’u dërgojnë informata autoriteteve të portit të Greqisë dhe Turqisë për situatën me refugjatët në rajon.

Sipas Stoltenbergut, grupi i anijeve të NATO-s do të ketë funksion zbulues, mbikëqyrës dhe hetues në rajon dhe do të jetë në kontakt me Agjencinë evropiane për kontroll të kufijve të jashtëm të BE-së, Fronteks.

“Detyra e NATO-s nuk është që t’i detyrojë anijet me migrantë që të kthehen prej nga kanë ardhur. Ne do të japim informata për gjendjen kritike të situatës, me qëllim që t’ua lehtësojë punën rojeve bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, si dhe Fronteksit që të rritet efikasiteti i misionit”, tha Stoltenberg.

Ai shpjegoi se në qoftë se anijet e NATO-s shpëtojnë njerëz të cilët kanë rënë në det nga anijet të cilat janë nisur nga Turqia, ato do të kthehen deri në territorin turk.

Sekretari i përgjithahëm i Aleancës saktësoi se NATO do ta përforcojë edhe mbikëqyrjen e kufijve të Turqisë me Sirinë, që t’i ndihmojë Ankarasë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve.

Stoltenberg konfirmoi se misioni i NATO-s në Detin Egje, të lidhur me fluksin e migrantëve, ka filluar me përgatitje që para dy javëve.

Këtë deklaratë në fakt e përgënjeshtron pohimin e Greqinë, se Turqia e saboton zbatimin e vendimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës.

Stoltenberg në deklaratë thekson se forcat detare të NATO-s janë sistemuar në rajon 48 orë pas vendimit të ministrave, i miratuar para dy javësh.

Ai shtoi se mbrëmë janë konfirmuar hollësitë për realizim të misionit.

Stoltenberg theksoi se anijet ushtarake greke nuk do të veprojnë në territorin turk, e as madje anije turke nuk do të hyjnë në territorin grek.

“Kriza e migrantëve i preokupon të gjithë, ajoi paraqet tragjedi humanitare dhe duhet të gjejmë zgjidhje”, theksoi Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button