OEMVP nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorëve

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të qytetit të Shkupit. Ky Këshill, kujdeset për zhvillimin e marrëdhënieve të reja në mes konsumatorit dhe prodhuesit, prandaj është e nevojshme që përveç konsumatorëve, të drejtat e tyre të dinë edhe prodhuesit apo ofruesit e shërbimeve të ndryshme.

Nisur nga kjo, OEMVP zyrtarizoi bashkëpunimin për realizimin e aktiviteteve në interes të përbashkët, duke vendosur theks në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe të drejtave të tyre, në drejtim të përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve të ofruara nga ana e kompanive, dhe në këtë mënyrë edhe rritjen e konsumit.

OEMVP
OEMVP

Memorandumi u nëshkrua nga kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha dhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Qytetit të Shkupit, Marjan Dodovski.

Ky memorandum përfshin edhe organizimin e takimeve të rregullta, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen e kompanive, OEMVP-së dhe Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Qytetit të Shkupit, rritjen e aftësisë konkurruese të bizneseve,  si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik me pushtetin vendor dhe veprimit të përbashkët në trajtimin e vështirësive specifike me të cilat përballen konsumatorët dhe operatorët turistik që janë anëtarë të Odës, dhe njëherit duke vetëdijësuar kompanitë për të drejtat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button