Pekini, kryeqyteti i ri i miliarderëve

Kompania Hurun, që mbikëqyr ritmin e pasurisë në Kinë, publikon prej 5 vjetësh raportin vjetor Lista Globale e Pasanikëve, ku pasuria llogaritet në dollarë amerikanë.

Pekini ka lënë pas Nju Jorkun si qyteti me numrin më të lartë të miliarderëve, tregon një raport i ri i hartuar nga kompania Hurun me bazë në Kinë.

Aktualisht në kryeqytetin kinez jetojnë rreth 100 miliarderë, 5 më shumë se në Nju Jork, thotë raporti. Shangai, qendra tregtare e Kinës, qëndron në vend të pestë.

Kompania Hurun, që mbikëqyr ritmin e pasurisë në Kinë, publikon prej 5 vjetësh raportin vjetor Lista Globale e Pasanikëve, ku pasuria llogaritet në dollarë amerikanë.

Sipas raportit të fundit, në Pekin vitin e kaluar u regjistruan 32 miliarderë të rinj, ndërkohë që në Nju Jork u verifikuan vetëm 4 të tillë.

Në tërësi, Kina ia ka kaluar Amerikës si vendi me numrin më të lartë të pasanikëve. Gjithësesi, top lista e 10 miliarderëve e hartuar nga Hurun dominohet nga amerikanët.

Kina ka gjithësej 568 pasanikë, pasi ka regjistruar një rritje me 90 të rinj, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 535. Në tërësi, padronët e rinj të superfuqisë aziatike kanë 1.4 trilion dollarë pasuri, shifër kjo e përafërt me GDP-në e Australisë.

Drejtuesi i Hurun, Rupert Hoogewerf nënvizoi se, rritja e pasurisë financiare të Kinës vazhdoi pavarësisht ngadalësimit të ritmit ekonomik dhe destabilitetit të tregjeve financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button