Protesta kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese vazhdon edhe sot

Qytetarët me fillim në ora 17:30 do të mblidhen edhe sonte përpara Gjykatës Kushtetuese në Shkup për të protestuar kundër vendimit nga e Këshillit Gjyqësor, për ndryshime në ligjin për amnisti me të cilat kryetari i shtetit do të ketë të drejtë ligjore për t’i amnistuar edhe personat të cilët janë të dënuar për mashtrime zgjedhore.

Propozimet për ndryshimin e ligjit për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Përndryshe, mbrëmë qindra qytetarë u tubuan para godinës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, për shkak se siç thonë ata, vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese për pranimin e inicimit të procedurës për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për amnisti.

Qytetarët e tubuar brohorisnin me parullat “S’ka drejtësi, s’ka paqe”. “Gjykatës mafiozë”, me të cilat kërkuan dorëheqjen e gjykatësve të Kushtetueses. Ata po ashtu filluan të hedhin vezë drejt godinës së Gjykatës, pas çka organizatorët e protestës kërkuan që të protestohet qetë dhe pa dhunë.

Organizator i protestës është nisma qytetarë “Ajde” të cilës iu bashkëngjitën edhe organizata të tjera joqeveritare.

Aktivistja Biljana Bejkova, e cila u drejtua në emër të organizatorit të protestës dhe qytetarëve të tubuar, theksoi se me pranimin e sotëm që të shqyrtohet nisma me opsion që të falen të burgosurit e dënuar për kriminalitet zgjedhor, Gjykata Kushtetuese “shkeli të drejtën dhe drejtësinë”.

“Me këtë vendim të turpshëm Gjykata Kushtetuese ka shkelur, Kushtetutën, të drejtën dhe drejtësinë. Sot Gjykata Kushtetuese në thelb u bë aleat i mashtrimeve zgjedhore të cilat po ndodhin në shtet. Në thelb pushteti e pranoi se ka mashtruar gjatë zgjedhjeve, ndërsa Gjykata Kushtetuese e mori përgjegjësinë. Krahas asaj se është evidente se Gjykata është e partizuar, kjo është edhe një dëshmi se pushteti frikohet”, tha Bejkova.

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button