FPM: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese paralajmëron parregullsi zgjedhore

“Duam t’i rikujtojmë gjykatësit se ata duhet të jenë rojtar të Kushtetutës, jo të vendimeve që e shkelin Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, reagojnë nga Forumi i Patriotëve Mendjehapur, ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në ligjin për amnisti, që me këtë të fundit kryetari i shtetit të ketë të drejtë t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore.

Nga atje shtojnë se vendimi i këtillë është skandaloz dhe paralajmëron zgjedhje të parregullta, me çka do t’i inkurajojë një pjesë e partive politike që përsëri të luajnë me dëshirën e popullit.

“Për ne është e papranueshme që Gjykata Kushtetuese të mundësojë amnistimin e personave që janë të dyshuar për mashtrime zgjedhore. Pastaj ua rikujtojmë se të njëjtët heshtin kur në paraburgim mbahen njerëz pas asnjë dëshmi”, shtojnë nga Forumi i patriotëve Mendjehapur .

Përndryshe, rastësisht apo jo, propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko. /Portalb

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button