Si të sillesh kur të gjithë miqtë e tu po fejohen

Në një mënyrë tipike, ne pasi shohim dy ose më shumë tituj të natyrës #thashëPO, kemi prirje të kthejmë gjendjen tonë emocionale në: zili, zemërim, trishtim, lumturi të vërtetë, lumturi të shtirur (më shumë këtë), e spërkatur me ndjenjën e fajit. Pse, thjesht, nuk mund të adhurojmë dashurinë e tyre?! Këshilluesja Suzannah Galland, jep shpjegime se pse ndihemi kështu dhe si mund të biem thjesht në kompromis me atë që ndodh rreth nesh.

Xhelozia

Ti i do shoqet e tua, edhe nëse nuk i ke shoqe të ngushta, ato janë njerëzit që kurrë nuk do mendoje t’i lëndoje. Megjithatë ti mendoni me vete: “Pse duhet të marrë ajo unazë dhe jo unë?!”. Galland shpjegon: “Natyrisht që bëhesh xheloze! Është kusht i njeriut, është fisnore”. Në këtë rast, “nusja e ardhshme” është femra e parë në “fisin” tënd, e cila do të festojë. Gjithkush në rrethin tënd është duke ndryshuar status brenda “fisit”, ajo bëhet “nuse” ndërsa ti dhe shoqet e tjera “shoqëruese të nuses”. Shfaqja e zilisë normalisht që nuk është larg.

Si të veprosh: “Ti ke të drejtë të ndihesh xheloze dhe do bëje mirë ta pranoje dhe ta përqafoje këtë ide. Është e natyrshme”­ thotë Gallan. Por më pas kupton se kjo është pikërisht ajo që duhet të ndodhë, në rrethin tënd të ngushtë dhe të gjerë social. Kurimi i vetes dhe i rrethit energjik, është çelësi për të lënë xhelozinë mbrapa. “Është e njëjta ndjesi si të ecësh në shtëpinë tënde, e cila është e dizenjuar bukur dhe e zbukuruar. Kjo ka të bëjë me dizajnin e jetës”. Nëse rrethohesh nga njerëz të fejuar apo të martuar dhe dëshiron të njëjtën gjë dhe për veten tënde, tregohu entuziaste kur shoqet e tua të thonë se janë të dashuruara dhe kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre. “Jepi vetes shkëndijen se duhet të jesh e vetëdijshme dhe të presësh në mënyrë energjike radhën tënde”.

Ndjenja e fajit
“Ndjenja e fajit është e lidhur me zemërimin dhe zemërimi gjithmonë është i rrënjosur në humbje”­ tregon Suzannah. Ajo që me të vërtetë duhet të përballosh është ndjesia se do humbasësh shoqërinë e personit që po fejohet dhe statusin që të dyja kishit më parë, kur kalonit kohë bashkë duke organizuar mbrëmje “girly”, apo kur ndaje me të thashethemet e të qenit beqare. Faji, arrin me njohjen se ti e di mirë se duhet të bësh më shumë për të marrë atë që do dhe më pas bëhesh ziliqare për ata që e morën para radhës tënde. Nëse je online dhe e vetmja gjë që shikon janë miqtë e tu, të cilët kanë arritur atë që ti dëshiron, por nuk e ke arritur ende, dhe për më tepër të bën xheloze… çohu, stakoje internetin dhe shikoje veten në pasqyrë.
Si të veprosh: Për një moment, dil nga Facebook­u, Instagram­i dhe Snapchat­i. Bëj më shumë përpjekje për t’u përqendruar te vetja dhe te marrëdhëniet e tua me të tjerët. Kushtoi më shumë kohë takimeve, bli të brendshme të reja, bëj në rimodelim të flokëve apo të makeup­it, fillo të marrësh mësime karateje, humb peshë. Të gjitha këto përmirësime tregojnë se ato që dëshiron në të vërtetë duhet t’i përshtasësh më shumë në përditshmërinë tënde.

Trishtimi
Shprehja “E mjera unë” është një luftë e vërtetë. Edhe nëse je e martuar, në një lidhje serioze apo në një marrëdhënie afatgjatë, e cili po bëhët pak bajat, kjo eksperiencë e shoqes tënde të rikthen në një moment të së shkuarës dhe të rikujton si ke qenë. Për ta balancuar këtë situatë, ti fillon shtiresh si e gëzuar dhe entuziaste, gjë e cila sipas Suzannah Galland është zgjidhja e gabuar, sepse “Lutmturia e shtirur është mungesë e shpresës”.
Si të veprosh: Njerëzit nga natyra shkojnë drejt humbjes. Nëse vini re, në momentin që diçka ndodh në jetën tonë, qoftë ajo e mirë apo e keqe, reagimi i parë që të tjerët bëjnë është të pyesin: “Je mirë?”. Ne mundohemi të shmangim pyetjen dhe i falënderojmë që u interesuan. Atë momentin e pashpresë kur ti shikon në Facebook të fejuarën e ish­it tënd apo unazën dhjetë karat të shoqes tënde të gjimnazit, pavarësisht të gjitha atyre që ndjen në thellësi, thua: “Më bëhet qefi për ty!”. Me miqtë e ngushtë ndan mendimin: “Mezi pres t’ju them kur të vijë radha ime”. Sipas Galland gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të shprehim ato që ndjejmë. “Dërgoi shoqes urime të përzemërta, vërtetoi dashurinë që ke për të, sepse këto janë ato që do marrësh nga ajo kur të vijë dita jote”.

Stresi
Aktrimi se je e lumtur për atë që po i ndodh shoqes tënde i ndërthurur me stresin e përditshmërisë bëhet për ty një mbingarkesë. Çdo emocion që të kthen në eksperiencat e së shkuarës si: mërzitje, mungesë shprese apo xhelozi, të mban mbrapa dhe reziston në nevojën tënde për të ecur përpara. “Kur je e stresuar dhe rikthehesh në emocionet e së shkuarës – thotë Galland – frymëmarrja jonë bëhet e çrregullt, gjithahstu edhe mënyra se si qëndrojmë, fillojmë të fiksohemi, hutohemi dhe e humbasim koherencën e emocioneve. Edhe nëse kemi dëshirë të arrijmë qëllimin, intuita jonë nuk funksionon”.
Si të veprosh: Suzannah rekomandon “Tre hapat e frymëmarrjes me kraharor”, një teknikë kjo e cila lufton stresin në të gjitha format, është një hap i fortë për të pastruar mendjen dhe për t’u fokusuar te vetja. Është koha kur përballesh me realitetin: të gjitha emocionet, nga zilia deri tek mërzitja, janë të rrënjëzuara nga frika dhe dëshira jonë për t’i kontrolluar është në një nivel të brendshëm. “ Duke qënë e fejuar apo e martuar me veten si fillim, dhurata më e mirë që mund t’i japësh gjithsecilit është ta bësh të kuptojë se të kombinosh dy familje dhe plane martese është sa e vështirë aq edhe stresuese. Nëse nusja është e trullosur apo ka dyshime, ajo nuk do të ndihet rehat duke i shprehur ato. E vërteta është se edhe nëse ajo nuk i ka të gjitha, është në periudhën e jetës së saj kur i jepet e drejta dhe mund t’i justifikohet gjithçka. Sipas Galland, duhet të gëzohesh me gëzimin e shoqes tënde, për shkak se ke dëshirë të ndodhë e njëjta gjë kur të vijë radha jote. “Hape zemrën, jep dashuri dhe lejoji shoqet e tua të shijojnë momentin e tyre”­ përfundon ajo.

Përshtati nga Harper’s Bazaar – Roxhensa Luarasi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button