Edhe prodhimet e brendeve të kontrollohen në laboratorët e Maqedonisë gjatë importimit

Çokollatat jo të sigurta, “Mars”, “Snikers”, “Milki Vej”, Mini Miks” etj, me afat për konsumin deri më 19 qershor të vitit 2016 dhe deri më 8 janar të vitit 2017. Megjithatë, nuk ka përmendur sasinë totale të produkteve të prekura e as ndikimin financiar që do të ketë tërheqja e tyre nga tregu, njofotn Portalb.

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave Mars dhe Snickers e edhe disa produkte tjera nga 55 vende të Evropës, pasi në një prej produkteve të saja janë gjetur copëza plastike.

Specialistët për siguri ushqimore nga Instituti i Shëndetit Publik në RM sqarojnë se këto lëshime gjatë prodhimit mund t’u ndodhin edhe prodhuesve të mëdhenj të artikujve ushqimor.

“Ky shembull tregon se këto lëshime mund t’u ndodhin të gjitha kompanive, nëse s’ka kontroll të plotë të produktit. Duhet të kenë të kenë pasur kontroll, por ja ka ndodhur ndonjë lëshim i vogël, ndoshta dhe teknike”, thotë Gordana Ristovska, specialiste për siguri ushqimore, njofton Portalb.

Ajo shton se gjithashtu duhet të kontrollohen të gjitha produktet gjatë importimin edhe nëse janë ata të brendeve të njohura.

“Duhet të kontrollohen nga organet kompetente gjatë importimit. Ajo nuk duhet të bëhet vetëm nëpërmjet dokumenteve por duhet nga personat e autorizuar të Republikës së Maqedonisë të merren me këtë çështje duke u bërë analizë laboratorike produkteve me qëllim që ta mbrojmë popullatën tonë. Brendi i një produkti nuk do të thotë që s’duhet të ketë kriteriume për sigurinë ushqimore”, shton Ristovska.

Ndërkaq nga kompania MARS kanë informuar se në tregun e Maqedonisë nuk ka plasuar nga prodhimet kontestuese, të cilët i tërheq në tregun evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button