Ja si bëhet pastrimi i fytyrёs me vetёm tre produkte ushqimore

Ndjen se fytyra jote ka humbur shkёlqimin? Lёkura tё duket e dobёt dhe e lodhur? Pastrimi i shpeshtё dhe i saktё ёshtё i domosdoshёm nё çdo rast pёr njё lёkurё tё shёndetshme. Nёse pёrton apo nuk ke mundёsi tё vizitosh njё estetist dhe dёshiron njё zgjidhje tё lehtё, ekonomike dhe tё shpejtё, e cila do tё pastrojё fytyrёn, nuk tё mbetet gjё tjetёr veç se tё provosh maskёn e mёposhtme.

3 produktet qё nevojiten pёr kёtё maskё i gjen jo mё larg se frigoriferi dhe dollapi i kuzhinёs.

Do tё nevojiten: 1 domate, lёngu nga gjysma e limonit dhe 1 lugё supe mjaltё. Si fillim grij domaten nё mёnyrё qё tё kthehet nё njё masё tё lёngshme. Shto nё tё lёngun e limonit dhe mjaltin. Pёrziej mirё tё gjithё pёrbёrёsit. Mё pas apliko maskёn nё tё gjithё fytyrёn (duke shmangur zonёn e syve) dhe lere tё veprojё pёr 15­20 minuta. Shpёlaje me ujё tё vakёt. Nё fund fshihe fytyrёn me njё peshqir tё pastёr duke e tamponuar. Kjo maskё ёshtё ideale pёr tё gjithё llojet e fytyrave, sepse pёrveç pastrimit tё thellё ofron shkёlqim dhe hidratim tё saj. Aciditeti i domates dhe i limonit zhduk yndyrnat e lёkurёs duke larguar qelizat e vdekura, pikat e zeza si dhe shenjat e puçrrave. Nё tё njёjtёn kohё, mjalti qё ka aftёsi antimikrobiale hidraton dhe i jep lёkurёs shkёlqimin e humbur.

Extra tip: Pёr pastrim mё tё thellё, pёrpara se tё aplikosh maskёn, mbaje fytyrёn pёr disa minuta sipёr avullit tё ujit qё ёshtё duke zierё. Kjo bёn qё poret e fytyrёs tё hapen. Pasi tё fshish lehtё lёkurёn, apliko maskёn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button