Skandali i çokollatave, pas Gjermanisë, Shqipëria heq nga tregu çokollatat Mars dhe Snickers

Para disa ditësh Gjermania mori vendim që të hiqen nga marketet çokollatat Mars, Snickers dhe Milky Way. Ndërsa, brenda ditës së sotme të gjithë market e dyqanet shqiptare duhet të heqinpo të njejtat çokollata.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Vendimi u mor pasi kompania pranoi se në këto produkte janë gjetur mbetje plastike. Produktet janë hequr tashmë nga tregjet europiane dhe duket se këtij aksioni do ti përmbahet edhe Shqipëria.

Sakaq AKU u bën thirrje qytetarëve të mos konsumojnë këto lloj çokollatash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button