Teknologjia, “Mollë” e ndaluar për fëmijët e Steve Jobs

Pavarësisht se ishte ai që ndërtoi një nga kompanitë më të mëdha hi-tech në botë, Steve Jobs kishte marrë një vendim që të kufizonte rreptësisht përdorimin e pajisjeve inteligjente nga fëmijët e tij.

“Independent” citon Nick Bilton, i cili kujton një bisedë që kishte bërë me të ndjerin shef ekzekutiv të Apple, pas lançimit të iPad të parë.

I pyetur nëse fëmijët e tij i pëlqenin pajisjet e tij të reja, Jobs u përgjigj: “Ata nuk e kanë përdorur. Kemi vendosur kufi për përdorimin e tyre nga fëmijët”.

Bilton beson se edhe pse e çuditshme, kjo lloj sjelljeje është mjaft e zakonshme në mesin e njerëzve të fuqishëm në botën e teknologjisë, shkruan “Independent”.

Walter Isaacson, autori i Steve Jobs, një biografi e cila vitin e kaluar u bë edhe film, i tha Biltonit:

“Çdo mbrëmje Steve darkonte në tryezën e madhe e të gjatë në kuzhinën e tyre, duke diskutuar mbi libra, histori dhe një shumëllojshmëri gjërash. Askush nuk u tërhoq kurrë nga një iPad apo kompjuter. Fëmijët nuk dukeshin të ishin të varur nga pajisjet që vetë babai i tyre kishte shpikur”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button