Mustafa: Të bëhemi bashkë për ta ndërtuar vendin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që populli – shoqëria cilvil, institucionet, bizneset – të punojnë së bashku në rrugën e gjatë të vendit drejt të qenit anëtare e barbartë në familjen e madhe të shteteve.

Ai ka thënë se përparimi i Kosovës është i dukshëm, i vlerësuar edhe nga faktorët ndërkombëtar, por që duhen eliminuar dallimet në kontekst të rrugës përpara të vendit.

Shumë nga miqtë tanë po na bëjnë vërejtje se Kosova ka arritur shumë vitin e fundit, por se nuk i kemi afirmuar këto të arritura. Është, MSA, marrëveshja e parë kontraktuale që u lidh vitin që shkoi me BE-në, e cila mundëson integrimin tonë në ekonominë dhe demokracinë evropiane. Në fund të vitit të kaluar organizata prestigjioze amerikane Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) e radhiti Kosovën ndër vendet që përfiton prej fondeve të saj (qindra miliona dollar). U nënshkrua marrëveshja për investimin më të madh privat amerikan në Kosovë, mbi në miliard euro, për ndërtimin e TC Kosova C. Janë arritur marrëveshje për investime të rëndësishme me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë se Kosova ka stabilizuar tërësisht buxhetin e saj, për dallim prej shumë vendeve në regjion dhe vendeve të tjera. Janë rritur për 25% ndihmat sociale, janë rritur mjetet për pensione për kontributdhënës mbi 25% dhe janë rritur pagat mesatarisht për 6% përmes aplikimit të shtesave për përvoja të punës. Janë përafruar krejtësisht kushtet për liberalizim të vizave. Nuk ka raste dhe afera të korrupsionit nga qeveritarët. Jemi kujdesur për krijimin e kushteve më të mira për organet e drejtësisë, për gjyqtarë dhe prokurorë. Prandaj, nuk ka arsye të mos jemi bashkë të gjithë, pozitë dhe opozitë, gra e burra, të rinj e të moshuar, institucione, shoqëri civile e biznese, për të quar proceset përpara, për ta ndërtuar një shtet të fortë, të respektuar me perspektivë euroatlantike. Më së paku kemi nevojë të ndahemi në patriotë e tradhtarë, në akuzues dhe të korruptuar, sepse njihemi të gjithë. Më së shumti kemi nevojë të punojmë në ndërtimin e institucioneve tona demokratike me njerëz tanë, këta që jemi. IM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button