Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski ka kërkuar nga të gjithë kryetarët e gjykatave dhe gjykatësve që ta konfirmojnë me shkrim se as ai, as Këshilli Gjyqësor nuk kryejnë asnjëfarë trysnie ndaj tyre. Kjo shkruhet në letrën e dërguar në TV Telma, transmeton Portalb.

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë ju drejtohet me kërkesë që t’i përgatitni konkluzionet në këtë drejtim për atë se ju si kryetar i Gjykatës dhe gjykatësit të Gjykatës suaj nuk jeni të ekspozuar ndaj asnjëfarë trysnisë ose ndikimit nga ana e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë. Konkluzionet duhet të dorëzohen në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë menjëherë, më së fundi, deri në fundin e orarit të punës”, qëndron në dokumentin në të cilin është nënshkrimi i kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski.

Telma ka kontaktuar me kryetarë dhe përfaqësues të shumë gjykatave në Maqedoni, dy prej tyre kanë pranuar se kërkesa për deklarimin se nuk kanë trysni nga ana e Këshillit Gjyqësor është pranuar, por nuk kanë sqaruar për detaje rreth kërkesës në fjalë dhe nuk kanë treguar se a ka pasur kërkesa të tilla edhe më herët, përcjellë Portalb.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ushkovski, në një bisedë telefonike me gazetarët e Telmas ka thënë se janë gabim të informuar sepse, sipas tij, letra ka qenë gjithë gjithëpërfshirëse në lidhje me atë se gjykatësit a kanë trysni apo ndikim gjatë marrjes së vendimeve të tyre. /Portalb

Untitled

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button