Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë më i ngrohtë se ai i ditës së djeshme. Vazhdon trendi i ndryshimeve të shpejta të motit. Mëngjesi do të jetë me vranësira mesatare, ndërkaq gjatë ditës presim periudha të gjata të diellit, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri më 3 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 18 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, gjatë mëngjesit relativisht do të jetë ftohtë dhe me vranësira mesatare, ndërkaq gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 15 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button