Kodi etik i RTM-së si “letër toaleti”

[Recension: Takim i katër liderëve]

Ditari televiziv i mbrëmjes në televizionin kombëtar më 21 shkurt e shkeli kodin e vet, Kodin etik të RTM-së. Në kulmin e debatit për reformat e medieve, RTM-ja i përgatiti dhe i promovoi standardet profesionale dhe etike të të punësuarve në shërbimin publik mediatik, pjesa më të madhe e të cilave kanë të bëjnë me gazetarët dhe punën e tyre. Mirëpo, ja nuk kaluan as dy muaj të plotë, dhe u shkelën dy nene të rëndësishme të kodit të tyre. Televizioni e fshehu një fakt. Gjegjësisht, informoi në mënyrë të pasaktë se më 21 shkurt në takimin e liderëve kanë qenë të pranishëm të gjithë katër kryetarët e partive më të mëdha politike në vend. E heshti faktin se në atë takim nuk ishte lideri i VMRO-DPMNE-së.

02222016-MRT-KrieLinku deri te artikulli origjinal: Takim i katër liderëve

Data dhe koha e publikimit: 21.02.2016, 19:32

Data e recensionit: 23.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

Në ditarin qendror të mbrëmjes, në orën 19:30, prezantuesja e lajmeve paralajmëroi:

Krytearët e katër partive më të mëdha politike në vend bisedojnë me ambasadorët në Klubin e deputetëve…

Pas kësaj të pavërtete në paralajmërimin e lajmeve, pasoi raporti i raportuesit, i cili me telefon njofton se:

Sapo përfundoi takimi i liderëve të katër partive, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës…

E gjithë kjo ndodh në intervalin e lajmeve prej minutës 01:50 deri në minutën 03:27.

Me një veprim të tillë, siç thamë më lartë, janë shkelur së paku dy nene të Kodit të tyre.

Ato janë nenet 20 dhe 24 nga kreu i Kodit me titull: “Publiki i informatave në programet e RTM-së”.

Në nenin 20 thuhet:

Informatat duhet të jenë të sakta, të vërteta, objektive, të plota dhe të besueshme.

Informatat duhet të bazohen në vërtetësinë e të dhënave dhe të fakteve dhe në prezantimin dhe vlerësimin e tyre objektiv në kronikë dhe në emisione.

Absolutisht është e ndaluar çdo planifikim, përgatitje ose publikim i dezinformatave, gjegjësisht përhapjes së pjesërishme ose të plotë të gënjeshtrave, informatave të trilluara.

Informatat duhet të verifikohen.

Informatat duhet të përbëhen nga faktet, saktësia e të cilave është verifikuar…

Madje të gjitha paragrafet e këtij neni janë shkelur. Ky është me të vërtetë veprim i papërgjegjshëm.

Neni 24, i plotëson dhe i precizon dispozitat e nenit 20 dhe potencon:

Gazetari duhet të jetë korrekt. Lajmet, raporti, kronika ose emisioni nuk janë korrekte nëse:

– nuk përmbajnë informata të plota;

– nuk i përfshijnë të gjitha faktet që janë në dispozicion dhe që objektivisht janë të rëndësishme;

– përfshin informata të parëndësishme, të cilat në mungesë të fakteve esenciale e ndryshojnë kuptimin, porosinë dhe përshtypjen;

– në mënyra të ndryshme shkaktojnë huti te shikuesit;

– përmbajtja e fjalëve, video-inçizimi, toni, gjestet, shenjat mund të paraqesin anshmëri.

Pse ndodhi kjo, askush nuk e ka të qartë. Aq më tepër, kur tashmë i gjithë publiku, nëpërmjet mjeteve të tjera të informimit, e para së gjithash nëpërmjet internetit, tashmë e dinte se lideri i VMRO-DPMNE-së nuk merr pjesë në atë takim.

Tani duhet të reagojë Komisioni për etikë i televizionit kombëtar, i cili, poashtu është paraparë me këtë kod. Ai ngre procedura në qoftë se ata që janë të përfshirë me këtë kod kanë shkelur ndonjërin nga parimet e tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button