Fatmir Besimi dhe zyrtaret e Brukseli ngrenë dollinë një javë para samitit te BE-se

Zëvendës kryeministri Besimi  në një drekë pune takoi dje ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për punë të jashtme. Në vizitën e tij dy ditore, Fatmir Besimi, ka për qëllim që të informojë përfaqësuesit evropian për aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për procesin e integrimit Evropian të vendit dhe të dëgjohen mendimet dhe pikëpamjet e vendeve anëtarë për integrimin Evropian të Maqedonisë.

Bisedimet për definimin e  konkluzioneve të Këshillit të BE-së, të cilët duhet të shqyrtohen dhe eventualisht edhe të miratohen javën e ardhshme, janë pranë përfundimit. Besimi dëshiron të bind evropianët se meritojmë një epilog pozitiv nga samiti i BE-së.
 Zëvendës Kryeministri Besimi në këtë kontekst potencoi pritjet e Maqedonisë nga diskutimet e Këshillit dhe për një dimension kohor për dinamizmin e procesit.

Konstatim i përbashkët në bisedimet që ka zhvilluar Besimi, ishte se gjendja e status kuo edhe pas rekomandimit të pestë të Komisionit Evropian është i pa mbajtshëm. Besimi theksoi edhe njëherë se nuk duhet të ketë asnjë dilemë rreth orientimit strategjik të Republikës së Maqedonisë, e cila faktikisht është konfirmuar edhe me memorandumin për mirëkuptim ndërpartiak.

Zëvendës Kryeministri Besimi informoi për progresin rreth implementimit të elementeve nga marrëveshja politike e marsit, duke përfshirë kështu vazhdimin me reformat zgjedhore, përpjekjet e vazhdueshme për vazhdimin e dialogut me gazetarët dhe elementet lidhur me lirinë e informimit por ceku edhe reformat ekonomike dhe përpjekjet e Qeverisë për dinamizmin e tyre të mëtejshëm. Ai gjithashtu theksoi se fokusi i Qeverisë mbetët edhe më tutje i orientuar kah mbizotërimi i së drejtës, reformat në gjyqësi, reformat në administratën publike dhe sigurimi i sigurimit social për qytetarët e Maqedonisë.

Në interes të pranishmëve Besimi i kushtoi vëmendje edhe marrëdhënieve bilaterale veçanërisht me vendet fqinje anëtare të Bashkimit Evropian, duke theksuar kështu përpjekjet tona për një lidhje proaktive të dinamizohet dialogu për zgjedhjen e çështjeve të hapura duke u bazuar në besim të ndërsjellë, respekt dhe reciprocitet.
Zëvendës Kryeministri Besimi shfrytëzoi mundësinë për të informuar të pranishmit edhe për Planin Aksionar për tejkalimin e rezultateve nga raporti të cilin Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar si platformë në bazë të së cilës bashkë me Komisionin Evropian do të vazhdojë puna për vendosjen e bazave të dialogut politik në nivel të lartë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button