Action Bronsonit i pëlqen shumë shqiponja shqiptare (Video)

Reperi i njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson, ka treguar sërish me krenari prejardhjen e tij.

I kthyer së fundmi në zanatin e tij të vjetër si kuzhinier, reperi Arian Asllani, ishte i ftuar në “WendyShow”, për të treguar një recetë të tij të gatimit.

Ai me këtë rast foli edhe për të kaluarën e tij dhe tregoi se ka prejardhje shqiptare dhe ka ndarë disa çaste për të bërë një shqiponjë me duar.

Një fotografi nga ai moment ai ka ndarë në rrjetet sociale duke thënë se ishte ndjerë rehat në emision.

“Shumë dashuri për legjendën ‘Wendyshow’. Kalova shumë mirë. Më bëtë të ndjehem shumë rehat. Shqiptar i nderuar”, ka shkruar ai në Instagram, transmeton koha.net

“Baby Blue” është kënga e fundit e tij e lansuar para 11 muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button