Publikim jobindës

[Recension: Zaevit dhe Shekerinskës nuk iu pëlqyen skeçet për LSDM-në, prandaj u larguan nga “Mollëkuqja”]

Këtij teksti vështirë se mund t’i besohet. Në të nuk ka video që mund t’i bidnë lexuesit se Zaevi dhe Shekerinska me të vërtetë janë larguar nga manifestimi “Mollëkuqja e artë e popullaritetit”, siç thuhet në titullin e këtij teksti. As që ofrohen dëshmi të forta për atë se këtë e kanë bërë në mënyrë demonstrative, për shkak se, gjoja, nuk u paskan pëlqyer skeçet e Sashko Kocevit.

zaev sekerinska buba maraLinku deri te artikulli origjinal: Zaevit dhe Shekerinskës nuk iu pëlqyen skeçet për LSDM-në, prandaj u larguan nga “Mollëkuqja”

Data dhe  koha e publikimit: 19.02.2016, 14:23

Data e recensionit: 22.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

KËTU DIÇKA NUK SHKON

Ky tekst është marrë nga një portal tjetër (që është theksuar, mirëpo nuk është vënë linku), dhe në të nuk thuhet se çka konkretisht ka thënë udhëheqësi, gjegjësisht çka ka qenë ajo që i ka ofenduar njerëzit e parë të partisë, që ata të largohen nga “Mollëkuqja e artë”. Në artikull vetëm thuhet:

Lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, dhe kolegia e tij partiake, Radmilla Shekerinska, mbrëmë, u larguan nga show “Mollëkuqja e artë e popullaritetit”, derisa udhëheqësi Sashko Kocev, në binë tregonte skeçe për partinë e tyre, njoftoi portali Netpress.

Në tekst poashtu thuhet se “në këto skeçe aktori Kocev e përqeshte rastin me skandalin korruptiv të Zaevit dhe prokurores speciale publike”. Dhe aq. Nga ajo që është shkruar nuk mund të kuptohet se çka është thënë saktë, që të ndjehen të prekur Zaevi dhe Shekerinska. Dhe, si kanë skeçet ofenduese për kryetarin dhe zëvendës-kryetarin e LSDM-së, e nuk kanë qenë ofenduese për funksionarët e tjerë partiakë?!

Deri në fund të show-it mbetën anëtarët e tjerë të udhëheqësisë partiake – Оliver Spasovski, Frosina Remenski, Vesna Bendevska dhe Damjan Mançevski.

Megjithatë, këtu diçka nuk shkon!

Poashtu, është normale që në një produkt gazetaresk të parashtrohet edhe dilema se ndoshta Zaevi dhe Shekerinska e janë larguar nga manifestimi për shkak të ndonjë mbledhjeje, obligimeve që nuk mund të shtyhen, problemeve partiake…. E kur është vendosur të shkruhet për këtë “ngjarje”, ka mundur që të kërkohet qëndrimi zyrtar i partisë. Atëherë lexuesit do të fitonin informatë të plotë.

Kështu siç është plasuar, teksti tregon se qëllimi i tij është t’i diskreditojë njerëzit e parë të partisë opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button