Hiqet ndalesa e Facebook-ut në Kishën Ortodokse Maqedonase

Kisha Ortodokse e Maqedonisë ka tërhequr ndalesën për Facebook-un, të vënë ndaj klerikëve të saj. 

Peshkopi Klement, sekretar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase, ka thënë se kisha do t’i lejojë klerikët e saj të përdorin Facebook-un, por do të vendosë disa kufizime në përdorimin e tij. 

Ai ka thënë se kisha do të sqarojë së shpejti detajet e përdorimit. Ndalesa që është vënë në muajin tetor është kundërshtuar nga shumë punonjës të rinj në kishë, të cilët kanë qenë aktivë në internet.

Zyrtarët e kishës kanë thënë se ndalesa ka për qëllim të ndalojë “fenomene të reja të rrëfimit dhe biseda intime me të rinjtë”. Rreth 67 për qind e popullsisë 2 milionë banorëshe të Maqedonisë janë të krishterë ortodoksë.

Lajme të ngjashme

Back to top button