Avionët rusë sulmojnë një treg në Idlib, 8 të vdekur dhe 28 të plagosur

Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë në qarkun Eriha të provincës Idlib që kontrollohet nga opozitarët, kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i mbrojtjes civile në Eriha, Abdulkerim Ahras, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se avionët luftarak rusë kanë sulmuar një treg në qarkun jugor të Idlibit, Eriha, që është nën kontrollën e opozitarëve.

Ahras duke theksuar se si pasojë e bombardimit të tregut nga ana e rusëve, kanë humbur jetën 8 civilë, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur tha se: “Avionët rusë bombarduan tregun në Eriha. Në këtë sulm edhe vendbanimet civile pësuan dëme të mëdha. Rusët në vend që të bombardojnë organizatën terroriste DAESH bombardojnë civilët intensivisht”.

Ahras theksoi se të plagosurit janë transferuar në spitalet fushore në qark, dhe shtoi se ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e tyre për kërkimin e të vdekurve dhe të plagosurve nën rrënoja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button