Informacionet publike kërkoni në mënyrë elektronike nëpërmjet uebfaqes së re

Qytetarët që duan të marrin informacione me karakter publik nga institucionet, atë mund ta bëjnë nëpërmjet uebfaqes Slobodenpristap.mk. Ky opsion nuk do të jetë i mundur për 300 institucione të cilat ende nuk kanë uebfaqe.

Ideja për këtë faqe është që t’ju mundësohet qytetarëve qasje më e lehtë deri te informacionet me karakter publik dhe të inkurajohen që të dërgojnë kërkesa nëpërmjet adresave elektronike e-mail.

Sipas të dhënave të Fondacionit “Metamorfozis”, për gjysmën e qytetarëve ende mënyrë më e pranueshme për marrje të informacioneve me karakter publik është nëse atë e bëjnë personalisht, që tregon për nevojën e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve se këto lloj kërkesash mund të dorëzohen edhe në mënyrë elektronike dhe me këtë dukshëm do të përshpejtohet dhe lehtësohet procesi. Faqe të tilla ka në Britaninë e Madhe, Brazil, Hungari, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në shtete të tjera.

Slobodenpristap.mk është e-platformë me të cilën qytetarët do të mund të kenë qasje më të lehtë deri te informacionet me karakter publik dhe të gjitha kërkesat dhe përgjigjet do të arkivohen në faqe. Në këtë mënyrë do të mund të inspektohet në më shumë kërkesa të dorëzuara dhe përgjigje që të mos përsëriten. Në faqen në hapësirën ku vendoset teksti i kërkesës, thirrja në ligj është vendosur tashmë. Shfrytëzuesi e vendos vetëm informacionin që dëshiron ta marr. Që të mund të shfrytëzohet sistemi, shfrytëzuesi duhet të lajmërohet. Pastaj përgjigja i dërgohet institucionit relevant e cila sipas ligjit në afat prej 30 ditëve duhet të jep përgjigje, sqaroi Elena Ignatova nga fondacioni “Metamorfozis”.

Dançe Danillovska nga Fondacioni shoqëria e hapur Maqedoni tha se deri më tani janë informuar për këtë platformë Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet dhe Ministria për shoqëri informatike. Ajo shtoi se shpreson në miratimin e platformës.

Programi legjislativ i Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni dhe Fondacionit Metamorfozis e promovuan këtë e-platformë falas për dërgimin e kërkesave për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, me rastin e 10 dhjetorit ditës për të drejtat e njeriut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button