Opozita: Po duan ta trafikojnë zgjedhjen e presidentit!

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se opozita dyshon se deputetët e koalicionit qeverisës po tentojnë ta trafikojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Sipas Haradinajt, me këtë veprim të dy partive që udhëheqin Qeverinë, PDK-së e AAK-së, vendi do të zhytet në krizë edhe më të thellë.

“Dyshohet se duan ta trafikojnë zgjedhjen e presidentit në Parlament. I bëjmë thirrje pushtetit me u ndal mos me thellu krizën. Opozita është e përkushtuar. Trafikimi i një seance është veprim i radhës i kësaj Qeverie. Me këtë veprim kriza do të thellohet në vend. Do ta vazhdojnë kundërshtimin e këtij regjimi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Fatmir Limaj, kryetar i NISMË-s për Kosovën, ka thënë se mënyra e re e protestës nga opozita po gjen mbështetje tek qytetarët. Sipas tij, koalicioni qeverisës po vazhdon të veprojë me logjikën e regjimeve.

“24 orë janë të mjaftueshme dhe kanë treguar se kjo fazë e re protestimit po gjen mbështetje të qytetarët . Ata vazhdojnë me logjikën e vet ashtu si bëjnë regjimet. Ky regjim po e thellon krizën. Ky parlament më nuk ka legjitimitet”, theksoi Limaj.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 16:00 do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve për seancën e jashtëzakonshme ku do të zgjedhet presidenti i ri i vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button