fbpx

Besimi takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Gentiloni

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot realizoi takim pune në Republikën e Italisë ku u takua me Ministrin për Punë të Jashtme, Paolo Gentiloni.

Në takim u theksua mbështetja e Republikës së Italisë në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë, ku u theksua qëndrimi i Italisë se procesi i zgjerimit të BE-së nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në takim u diskutua edhe për gjendjen aktuale politike në vend. Besimi theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të periudhës në vijim për përmbushjen e të gjitha kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, sipas standardeve ndërkombëtare. Lidhur me obligimet e vendit në procesin eurointegrues, Besimi informoi për Realizimin e Reformave urgjente prioritare të cilat janë veçanërisht të rëndësishme, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve vendi do të merr edhe një Raport nga Komisioni Evropian, në bazë të të cilit do të përcaktohet e ardhmja e vendit”, njoftojnw nga Sekretariati pwr Çwshtje Evropiane.

Në lidhje me krizën e migrantëve, bashkëbiseduesit theksuan se është e rëndësishme që të ketë një politikë të kordinuar dhe efektive në kuadër të të gjitha vendeve të BE-së, si dhe solidaritet në trajtimin e krizës ku Maqedonia do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv në të gjithë procesin.

“Në këtë drejtim, Besimi shprehu mirënjohje për ndihmën financiare të ndarë për Republikën e Maqedonisë për menaxhimin e krizës së migrantëve, në shumë prej në 340,000 euro, si dhe për mbështetjen për të parandaluar përmbytjet përmes Programit Rajonal IPA për parandalim, përgatitje dhe reagim ndaj përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri Besimi u takua edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane dhe për Punë të Jashtme, Fabricio Qikito”, njoftojnw nga Sekretariati pwr Çwshtje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button