ASHVM kërkon nga mediat t’i respektojnë standardet profesionale

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele nxit mediat që seriozisht t’i respektojnë standardet profesionale. Dhe kërkon që të jenë të vetëdijshëm për rolin që e kanë në procesin ku qytetarët e një shoqërie demokratike duhet lirshëm t’i formojnë bindjet për të gjitha çështjet politiko-shoqërore, në bazë të informacioneve objektive dhe të vërteta, dhe pikëpamjeve të ndryshme, transmeton Portalb.

“Kërkesa për drejtësi, paanshmëri dhe baraspeshë në raportim nuk është vetëm për periudhën e procesit zgjedhor. Kjo është vetëm mënyrë ndryshe për t’u formuluar parimi për raportimin e paanshëm dhe objektiv të ngjarjeve me trajtim të njëjtë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme. Ky parim, jo vetëm që është rregulluar me Ligjin për Shërbime audio dhe audio-vizuele, por është i pranuar në gjithë shoqëritë demokratike dhe është parakusht i domosdoshëm për kryerjen e profesionit të gazetarisë”, thonë nga aty.

Agjencia u bënë thirrje radiodifuzioneve, mediave të shkruara dhe portaleve, por edhe pronarëve të tyre që të bëjnë një dallim në mes rregullores, interesit politik dhe privat nga njëra anë dhe raportimit profesional nga ana tjetër dhe t’i mundësojnë mediave profesionale pavarësisht dhe papengesa ta bëjnë punën e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button