Ali Ahmeti i dërgon letër ambasadorit të SHBA-së, Bejli (Dokument)

“I nderuar Bejli, një ditë pas arritjes së kompromisit dhe votimit në Kuvendin e Maqedonisë, në përputhje me vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar nga java e kaluar, vendosa që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim t’ju drejtohem juve si dhe bashkëpunëtorëve tuaj në Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, nëpërmjet të kësaj letre publike për të shprehur mirënjohjen time për kontributin tuaj në tejkalimin e krizës politike në vend dhe përmbylljes së saj me zgjedhje të lira dhe demokratike me 5 qershor të këtij viti”, shkruhet në letrën e kryetarit të BDI-së që ia ka dërguar, ambasadorit amerikan, Xhes Bejli.

Përpjekjet e juaja dhe të bashkëpunëtorëve tuaj bashkë me kontributin e dhënë në drejtim të zgjidhjes së krizës më serioze politike me të cilën u ballafaqua vendi im, shton Ahmeti, dëshmojnë që Maqedonia dhe qytetarët e këtij vendi kanë mik të veçantë dhe të sinqertë në ju dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të doja që ta shfrytëzoj këtë mundësi për ta konfirmuar edhe një herë përkushtimin tonë në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Shkupit si dhe për të vijuar me kontributin tonë drejt realizimit të reformave thelbësore që rrjedhin nga rekomandimet urgjente, përfshirë edhe angazhimin tonë për një atmosferë zgjedhore në të cilën qytetarët do të votojnë të lirë, pa frikësime dhe pa kushtëzim. Ky proces ka një rëndësi të jashtëzakontë për ne për arsye se zgjedhjet e besueshme dhe të pranueshme nga komuniteti ndërkombëtar do të kontribuojnë gjithashtu edhe për rikthim të fuqishëm të agjendës EuroAtlantike si alternativë e vetme për vendin tonë. Në përfundim, SHBA-të kanë partner të sinqertë tek unë dhe bashkëpunëtorët e mi për arsye se qëllimi jonë është i përbashkët, një Maqedoni demokratike me sundim të ligjit dhe shoqëri tolerante, me marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore, të integruar tërësisht në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, shkruhet në letrën e Ali Ahmetit për ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

24 February 2016 Baily letter

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button