Hapet ekspozita e fotografive nga Maqedonia gjatë Luftës së Parë Botërore

Në prani të shumë mysafirëve dhe korit diplomatik në Maqedoni, si dhe me rastin e shënimit të 100 vjetorit nga ngjarjet lidhur me Luftën e Parë Botërore sot në Muzeun Ushtarak në Shkup u hap ekspozita “Kryqi i Kuq Amerikan gjatë Luftës së Parë Botërore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast ministri i Mbrojtjes të Maqedonisë Zoran Jolevski tha se gëzimin dhe pikëllimin të cilën përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Amerikan e ndanë me banorët e Maqedonisë gjatë Luftës së Parë Botërore i prezantuan para opinionit përmes objektivit të Merl Le Voy, themeluesit të fotografisë dhe filmit amerikan në fillim të shekullit të 20-të. Ai më tej tha se Republika e Maqedonisë dhe SHBA-të kanë një partneritet të kamotshëm.

“Partneriteti i Maqedonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është prej tani por ka shumë ngjarje në të cilat jemi dëshmitarë të së kaluarës. Për këtë qëllim Muzeu Ushtarak në vitin 2014 organizoi ekspozitën e parë me këtë temë me titull: ‘Marrëdhëniet amerikano-maqedonase gjatë historisë’. Tani 14 muaj më vonë hapim ekspozitën e dytë. Marrëdhëniet e shkëlqyera, duke ndarë sukseset dhe gëzimet në momente të pikëllimit në një kohë tragjike siç ishte Lufta e Parë Botërore, sërish na mblodhi sot në Muzeun ushtarak”, tha Jolevski.

Ndërkaq ambasadori amerikan në Maqedoni Jess Baily u shpreh se përmes kësaj ekspozite tregohet ndihmesa në kapërcimin e atyre vuajtjeve gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe paraqet një dritare të së kaluarës.

“Kjo ekspozitë është një shembull i mirë i përpjekjeve të muzeut për të siguruar një dritare të së kaluarës. Fotografitë e shfaqura prapa meje janë bërë nga Merl Le Voy, fotograf dhe pioner, si dhe punonjës filmi i cili udhëtoi deri në Evropë që të dokumentojë Luftën e Parë Botërore. Këto fotografi ilustrojnë jetën e njerëzve në Ballkan në kohën kur Kryqi i Kuq punonte me mjekë, infermiere dhe humanitarë për të ndihmuar popullatën lokale të rajonit”, tha Baily duke shtuar se në Evropë gjatë Luftës së Parë Botërore kishte mbi 18 mijë vullnetarë të Kryqit të Kuq të SHBA-ve për të ndihmuar Armatën e SHBA-ve dhe popullatën lokale.

Ekspozita përmban 188 fotografi të bëra në territorin e Maqedonisë në periudhën e viteve 1917 – 1918, në fotografitë e shohim Maqedoninë si pjesë të vuajtjes gjatë Luftës së Parë Botërore, plagët dhe dhimbjen e të cilëve i mjekojnë ekipet mjekësore dhe humanistët nga SHBA-të.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button