KSHZ, Prekopuca: Ne do ta japim maksimumin për ta kryer punën tonë

Ne punën tonë do ta bëjmë. Do ta japim maksimumin. Me 30 dhjetor ua kemi dërgua dy metodologji partive politike. Partitë politike na kanë kthyer përgjigje pas 40 ditëve. Mirëpo edhe në atë periudhë ne nuk kemi ndenjur duarkryq dhe kemi punuar. Kemi krijuar të gjitha parakushtet për kryqëzimin e të dhëna dhe brenda 2-3 ditëve do të fillojë procesi i kryqëzimit. Kështu është përgjigjur për Portalb Rexhep Prekopuca, zv/kryetar i Komisioni Shtetëror për Zgjedhje në pyetjen se a mund të kryejë punën e vet KSHZ deri më datën e 5 qershorit, kur edhe është caktuar data për zgjedhje të parakohshmë parlamentare.

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) para dy dite në një kumtesë për aktivitetet që po i ndërmerr theksoi se për momentin kryhet kontroll i të dhënave në secilën prej bazave, pas çka të dhënat do të transferohen në serverin e vetëm të KSHZ-së, në të cilin do të kryhen kontrolle të kryqëzuara.

Katër konsulentë për teknologji informatike të propozuar nga katër partitë më të mëdha politike dhe një konsulent ndërkombëtarë, i angazhuar nga IFES, i cili e koordinon punën, sipas KSHZ-së e kanë kryer leximin e të dhënave në një bazë të vetme dhe në standardizimin dhe optimizmin e tyre në format të duhur.

“Ekipi i konsulentëve përgatit propozim-listë të pyetjeve për testet për kontrolle të kryqëzuara të Listës zgjedhore të cilat thekson se do të miratohen menjëherë. Ekipi i konsulentëve para Komisionit shtetëror zgjedhor do të prezantojë edhe raport përfundimtar, pas miratimit të së cilit nga ana e KSHZ-së do të fillojnë me punë tre IT kompanitë të cilat do ta kryejnë kontrollin e kryqëzuar të bazave të të dhënave”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së prej ku theksojnë se i kanë sjellë të gjitha aktet e nevojshme për procedurën për kontroll dhe azhurnim, si dhe qasje të plotë, kryerje të ndryshimeve dhe fshirje të të dhënave në Listën zgjedhore.

Nga Komisioni shtetëror zgjedhor theksuan se po kryejnë riekipim kuadrovik.

“Tërësisht është zbatuar konkursi për punësim të personave në sektorët për listën zgjedhore dhe për teknologjinë informatike. Duke e pas parasysh atë se nuk është paraqitur numër i mjaftueshëm i kandidatëve, konkursi për plotësimin e vendeve të punës në sektorin për IT do të jetë pjesërisht i përsëritur. Në vijim është edhe procedura për punësimin e 11 personave në shërbimin juridik të Komisionit shtetëror zgjedhor dhe sektorët e saj rajonal”, kumtoi KSHZ-ja.

KSHZ-ja theksoi se në kërkesë të tyre nga 8 shkurti, Ministria e Financave më 16 shkurt ka kryer rikahëzim të mjeteve buxhetore në llogari të KSHZ-së, që të mund tërësisht të zbatohen të gjitha aktivitetet e lidhura me procesin zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button