Gjenden mbetjet e avionit të zhdukur në Nepal, nuk ka të mbijetuar (VIDEO)

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me aeroplanin pas 18 minutash – i cili u largua Pokhara për Jomsom – në 7.55 paradite të kohës lokale sot (e mërkurë).

Siç kanë bërë të ditur autoritetet e Nepalit, pas kësaj është gjetur aeroplani dhe nuk ka të mbijetuar – të 23 pasagjerët u gjetën të vdekur në mesin e rrënojave, transmeton Telegrafi.

Kanë qenë tre anëtarë të ekuipazhit dhe 20 pasagjerë në bord, ndër ta edhe dy fëmijë dhe dy të huaj, njëri kinez dhe tjetri kuvajtian.

Zyrtari i policisë Harihari Yogi ka thënë se aeroplani ende ishte duke u djegur, dhe se aeroplani kishte “fluturuar” direkt në një mal.

“Është bërë copë-copë”, ka thënë oficeri i policisë Bishwaraj Khadka, duke folur nga Myagdl, afër vendit të rrëzimit. “Nuk ka të mbijetuar”.

Ministria e Nepalit për Kulturë, Turizëm dhe Aviacion Civil gjithashtu ka bërë të ditur se: “rrënojat e aeroplanit u gjetën në një gjendje krejtësisht të djegur në Solighopte, në rrethinën e Myagdi.

“Trupat janë të shpërndara dhe nuk është e mundur për të identifikuar të gjithë tani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button