Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

Me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, që kryetari i shtetit te ketë të drejtë që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Një pjesë e gjykatësve në fillim të seancës kërkuan që kjo pikë të anulohet për seancën e ardhshme, por kërkesa nuk u është pranuar.

Mendimi i gjykatësve për këtë ligj ka qenë i ndarë, gjegjësisht disa vlerësojnë se nuk duhet të ngritet iniciativë, ndërkaq të tjerët thonë se është e patjetërsueshme.

Përndryshe, iniciativën e ligjit për amnisti e ka paraqitur një avokat i Shkupit, i afërt me pushtetin. Në fakt, në vitin 2009 me ndryshimin e të njëjtit ligj, u bë e pamundshme amnistimi i personave që janë dënuar për parregullsi zgjedhore. Ky propozim  do të mundësojë që presidenti i shtetit të ketë kompetenca për t’i amnistuar personat që janë të dënuar për këto vepra, transmeton Portalb.

“Ligji është i paketuar dhe drejtpërdrejt thotë që “duam prapë të na falin”, por nëpërmjet një zhargoni juridik dhe në mënyrë dinake të rregulluar. Nëse Gjykata e pranon, presidenti do të mundet t’i falë personat e dënuar për mashtrime dhe parregullshmëri zgjedhore”, thonë burimet e NOVA-s. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button