Dronë amerikanë nga Italia për të luftuar ISIS-in

Dronë të armatosur amerikanë do të nisen nga një bazë ushtarake në Itali për të kryer operacione kundër “Shtetit Islamik” në Libi dhe Afrikën e Veriut.

Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, sipas të cilës zhvillimi i ri vjen pas një viti negociatash mes qeverisë amerikane dhe asaj italiane. Por, ndezja e dritës jeshile nga Roma zyrtare ka ardhur me një kusht, që avionët e telekomanduar të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse, “konkretisht për të mbrojtur forcat speciale amerikane në Libi”.

Në lajmin e saj, WSJ citon burime nga Administrata amerikane, të cilat saktësojnë se dronët e armatosur do të nisen në rast nevoje nga baza e Sigonelës në Siçili, ku janë vendosur prej një viti.

Megjithatë, burime pranë Ministrisë italiane të Mbrojtjes kanë deklaruar se aktivitetet nuk kanë nisur ende dhe se herë pas here do të duhet autorizimi i Qeverisë italiane, që ka kërkuar që operacionet të jenë të kufizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button