Paundi britanik në nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit

Investitorët po bëjnë përpjekje të mbrojnë vetveten në prag të referendumit për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, ndërkohë që paundi britanik ka shënuar vlerën e tij më të ulët në shtatë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Paundi ka rënë në 1.3987 dollarë, që është vlera më e ulët e tij nga marsi i vitit 2009.

Rënia e përnjehershme e paudit filloi pas deklaratës së prefektit të Londrës, Boris Johnson, i cili një javë më herët tha se do të përkrahë fushatën e atyrë të cilët thonë se Britania duhet të dalë nga BE-ja.

Qytetarët e Britanisë së Madhe më 23 qershor të këtij viti do të duhet të shprehen në referendum për mbetjen ose jo, të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, ndërkohë që kryeministri Cameron thotë se në negociatat e zhvilluara me liderët e BE-së ka aritur të sigurojë një status Special të Britanisë në Union, për çka ka paralajmëruar fushatë për qëndrim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button