Ndërron jetë vëllau i Fidel Castros

Ramón Castro, vëllau i madh i Fidel dhe Raul Castros, ka vdekur të martën  në moshën 91 vjeçare.

Vdekja e tij u njoftua në një raport të shkurtër të gazetës zyrtare të Partisë Komuniste, Granma.

Castro nuk iu bashkua vëllezërve të tij në lëvizjen guerile që i parapriu revolucionit të vitit 1959, i cili revolucion përmbysi qeverinë e Presidentit Fulgencio Batista.

Por ai kishte qenë i burgosur i qeverisë Batista në vitin 1953, në të njëjtin vit që Fidel dhe Raul sulmuan një kazermë të ushtrisë në Santiago. Sulmi kishte dështuar, dhe të dy Fidel dhe Raul ishin burgosur, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.

Poashtu sipas kësaj gazete, Ramón kishte ndihmuar përpjekjet e vëllezërve të tij, kur revolucioni i tyre kishte nisur të përparojë.

Fidel Castro dha dorëheqjen si president i Kubës në vitin 2008, ndërkaq Rauli është udhëheqës aktual i këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button