Pendarovski: Zgjedhjet nuk janë aheng privat!

Për herë të parë po ndodh, së pari me datën 24 prill dhe tani me 5, të mos ketë konsensus për datën dhe kushtet për zgjedhje në mes partive politike përkatëse, thotë Stevo Pendarovski, transmeton Telegrafi.

‘Dhe kur nuk kishte krizë dhe se kur nuk kemi pasur ndërmjetës, partitë në pushtet dhe në opozitë, kanë rënë dakord rreth zgjedhjeve. Tani me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe në mes të një krizë të madhe politike nuk mund të pajtohen. Partitë në pushtet mbrëmë kanë rënë dakord në mënyrë të njëanshme që të shkojnë në zgjedhje më 5 qershor, dhe siç tha Gruevski, nuk ka asgjë më shumë për të marrë vesh, nuk do të ketë kërkesa të reja. Opozita dje nuk votoi për ndryshimin e vendimit për të shpërndarë parlamentin dhe as datën e re të zgjedhjeve’, shpjegon Pendarovski.

Ai jep si shembull vitin 2006, kur atëherë opozita e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, dhe kryeministri Vllado Buçkovski ranë dakord për zgjedhjet, nga 12 kërkesat e opozitës, 11 u pranuan.

Çdo caktim i njëanshëm të zgjedhjeve nuk është e mirë për Maqedoninë. Sa herë që ishte në rendin e ditës Kodi Zgjedhor të miratuar me mbështetjen e opozitës, tani për herë të parë e ka bërë partia në pushtet. Vet zgjodhën për të shkuar në zgjedhje, ndërsa opozita donte, nuk donte. Kur nuk ka konsensus politik për gjërat më të rëndësishme, ajo nuk është e mirë për Maqedoninë.VMRO-DPMNE konsideron se zgjedhjet janë aheng privat, kush do le të vij, kush jo, nuk është patjetër’, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button