Ministri serb, kurorë pranë varrit të Esat Pashës

Varri i Esat Pashë Toptanit është vizituar sot nga një politikan serb me pozitë.

Ka qenë ministri i Punës i Serbisë, Aleksandër Vulin, ai që ka nderuar Esat Pashë Toptanin pranë varrit të tij. Vulin ka vendosur një kurorë lulesh në nderim të tij, për atë që e cilësoi si kontribut të tij për Serbinë.

“Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën, i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin, raporton “Klan Kosova”.

Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë, pasi përveçse u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.

“Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”, tha Vulin.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Te nderuar të portabl.mk/246849-…
    Ju mbeshtes dhe n përgjithësi pajtohem me luetjen e juaj,për komente pa ofendime dhe ne kufijtë kodit moral të shoqëris njerëzore.
    Po ju përkujtoj se nuk e kam natyrën dhe as mosha nuk me lejon të ofendojmndonjeri!
    Por ju lutëm me lejoni të ju them se juve e keni postuar një ndër flliqësirat e gjalla më kontaminuese të siujdhesës Ballkanike, një qen kundermues i cili ka shkaktuar çrregullime dhe neveri ne mesin e popullit Shqiptar. Para së gjithash Vulinat e shumë “viq” a kanë shkaktuar paknaqësi në Kosovë, ka mashtruar opinionin botërore më gnjeshtrat e tyre të njohura me shekuj. Është normale te vejnë kuror kuislinget dhe bashkpunëtorët e tyre të cilet edhe sot nuk jane pak. Këtë që ekeni bërë nuk meriton te postohet te shkaktoni nevery(vjellje) helmi sepse deklaratat e tij dhe vëllëzërve të tij Tomiq,Daqiq, Stevanoviq etj ata nuk sjellin asgjë të mirë përveq helmimit t popullit shqiptar. Tek e fundit këtë që e keni postuar për shqiptarët e vëtete nuk ka kurfarë vlere madje nuk mund të përdorë as për toilet!
    Shpresoj se nuk do hidheroheni,ppr do te vetedojesohi,dhe nese nuk e postoni komentim tim konsederoj se i takoni grupit të Esat Pashës dhe…
    Përshendetje,me falni në gabime shtypi i shkruar nga IPad.

Leave a Reply to Xhavid Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button