RDK: Vendi ka nevojë për zgjidhje dhe jo për zgjedhje

Pas miratimit të datës së re për zgjedhje RDK ka daluar me një komunikatë publike. Nga aty thonë se Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim konsistent se vendit i duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje, dhe ky qëndrim përfundimisht u konfirmua mbrëmë vonë edhe nga ana e Kuvendit të vendit.

“Tërheqja e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit është një hap që duhet përshëndetur, por partitë politike duhet të jenë shumë të kujdesshme që mos e fusin vendin në një vrimë të zezë duke caktuar sërish një datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve, pa zgjidhjen e një sërë problemesh që e ka ngulfat vendin për një periudhë të gjatë kohore. Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim konsistent se problemet në vend nuk zgjidhen me zgjedhje sepse të gjith jemi dëshmitarë se zgjedhjet nuk kanë sjellë zgjidhje. Të gjith partitë politike në vend kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme që të japin kontributin maksimal në drejtim të zgjidhjes së problemeve kruciale sa nuk është vonë. Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se pa rikthimin e fuqishëm të sundimit të ligjit dhe fuqizimit të institucioneve të vendit nuk mund të shkohet në zgjedhje. Vendi më shumë se gjithçka tjetër ka nevojë për rikthimin e drejtësisë dhe demokracisë në vend, dhe jo caktimin e datës për zgjedhje”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se vendi ndodhet para një rreziku të madh nga grupe të ndryshme destruktive, dhe prandaj partitë politike duhet të kenë një kujdes për sjelljet e tyre të organizimit politik.

“Në këto momente të rëndësishme për daljen e vendit nga kjo krizë e thellë që nga pavarësimi i vendit e deri më sot, nuk mundet të sjellim ndonjë vendim me pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. Tani është koha e përgjegjësisë së madhe, dhe nuk duhet shpejtuar në asnjë mënyrë me sjelljen e vendimeve”, përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button