Johanes Han e komenton arritjen e marrëveshjes për prolongimin e zgjedhjeve

Eurokomesari Johanes Han, në profilin e tij zyrtar në Twitter, e ka komentuar prolongimin e zgjedhjeve të 24 prillit për më 5 qershor, por edhe deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili mbrëmë tha se ka marrë garanca nga bashkësia ndërkombëtare se nuk do të ketë reforma në media, njofton Portalb.

“E përshëndes votimin e Kuvendit të IRJM-së për prolongimin e zgjedhjeve për më 5 qershor. Marrëveshja e Përzhinos ende është e gjallë. Të gjitha partitë plotësisht duhet të angazhohen, që të ndihmojnë për përgatitjen e zgjedhjeve kredibile, por dhe t’i inkurajojnë reformat prioritare, përfshirë edhe reformat në media. I falënderoj eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli, dhe bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, shkruan në Twitter, eruokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. /Portalb

LEXO: Miratohet data e re e zgjedhjeve në Maqedoni, 5 qershori

LEXO: Hovit me porosi për partitë politike pas arritjes së marrëveshjes për prolongimin e zgjedhjeve

LEXO: Ja çfarë tha Gruevski për prolongimin e zgjedhjeve më 5 qershor

LEXO: Zaev: Ndryshimet janë afër me zgjedhje të lira dhe demokratike

LEXO: Bejli: Për zgjedhje demokratike më 5 qershor duhet përkushtim

LEXO: Ahmeti komenton 5 qershorin si datë të rëndësishme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button