Kur librat e shitur sigurojnë bukën e gojës!

Skamja të detyron të gjesh rrugë të ndryshme për të siguruar kafshatën e bukës.

Është rëndë të jetohet me shitje të librave të vjetër, thonë shitësit e locuar në keun e sheshit të Shkupit, të cilët shesin libra të përdorura nëpër shtande.

’15 vite punoj me shitje të librave të vjetër. Më parë kemi shitur nëpër kutia ndërsa tani nëpër shtande, deri tani tetë herë mi kanë thyer xhamat e shtandit dhe mi kanë vjedhur librat. Lere që është e vetmja mënyrë për të nxjerrur denarin, por edhe ata na i marrin dhe i gjeta në Tregun për gjëra të vjetra tek Kalaja e Shkupit’ tha , Boban Janakov.

‘Më parë kishim pak më shumë llogari kur fillonte viti shkollor apo ai akademik, tani nëpër shkolla ua japin librat, dhe nuk ka aq shitje… Jam nikoqir i familjes katër anëtarshe, dhe vetëm nëpërmjet shitjes së librave ushqej familjen’ tha Todor Grozdanov.

Shitja e librave të vjetër nuk është ndojë profesion fitimprurës por është e vetmja zgjidhje, tha Sonja Dimovska.

‘Kjo është profesion që duhet të punohet vetëm me dashuri dhe asgjë tjetër. Unë shes libra sepse dua edhe ti lexoj, dua tu ndihmoj njerëzve dhe tu ofroj zgjidhjen më të mirë. Me shitje të librave të vjetër merrem 25 vite’ thotë ajo.

Edhe përskaj hapsirës dhe tezgave të unifikuara, shitësit thonë se puna nuk ec mirë pasi me daljen e internetit, të rinjtë sduan të lexojnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button