Mundësit e KM Liria përgatiten për sfidat e reja

Tre mundësit e KM LIria, Jasin Rexhallari, Raif Kamberi dhe Elmedin Sejfullahu, nën udhëheqje të trajnerit dhe seleksionuesit të Maqedonisë, Lulzim Vrenezi, i vazhdojnë përgatitjet në kampin e njohur të Bullgarisë, Teteven.

Rexhallari, është duke u përgatitur për pjesëmarrje në Kampionatin Europian për senior, që në fillim të muajit mars do të zhvillohet në Riga të Letonisë, ndërsa Kamberi dhe Sejfullahu, fillimisht për paraqitjen e tyre në turneun prestigjioz të fundjavës në Sofje, ‘Petko Sirakov’, si dhe për Kampionatin Europian U23, që në fund të muajit mars, do të mbahet në Ruse të Bullgarisë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button