Pep: S’më intereson gjendja fizike e lojtarëve

Pep Guardiola ka thënë se nuk i intereson gjendja fizike e futbollistëve të tij, duke insistuar se është ajo mendorë që ka më shumë rëndësi.

Skuadra e drejtuar nga spanjolli lëshoi epërsinë prej 2-0 për t’u mjaftuar me barazim 2-2 ndaj Juventusit, të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Dhe Pep ka insistuar se goli i barazimit i Stefano Sturaro nuk u pësua si rrjedhojë e lodhjes.

“Rezultati është i tillë çfarë është”.

“E di që në Itali gati gjithçka është gjendja fizike, por mua nuk më intereson aspak kjo gjë”.

“Është gjendja mendore ajo që më intereson”.

“Por unë jam i kënaqur me atë që treguam”.

“Ata kanë lojtar si Mandzukiq, Pogba e Bonucci – që është një nga lojtarët më të mirë për mua. Ne treguam karakter”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button