Labi shtron darkë për protestuesit në tenda

Që nga dita e martë, Opozita ka ndryshuar formën e protestës.

Ata kanë vendosur tenda përpara objektit të Kuvendit të Kosovës, me kërkesat për dorëheqjen e Qeverisë.

E tashmë në ndihmë po u del edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se të gjithë protestuesve që janë në tenda do të iu kthej bukë, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se këtë gjë e bën për shkak se ata janë vëllëzërit dhe motrat e tij.

Ky është postimi i plotë i këngëtarit:

“Uroj që mediat të mos mi japin kahje të ndryshme këtij shkrimi…..!

Dikurë nëpër pajtimin e gjaqeve dhe nëpër demonstrata…, më kujtohet mirë kur shpërndanin Bukë e Ujë aq sa kishim….! Ishim Shqiptarë dhe mbi të gjitha kërkonim të drejta për vendin tonë, pajtim nëmes familjeve dhe një Kosovë të pavarur.!

Sot, pas këtyre viteve po ndodh diqka tjetër, dhe një gjë që nuk mund ti qëndroj pa folur ose pa shkruar..! 
Në vendin tim-tonin nuk dua përqarje politike- e përqarje në mes të popullit tonë.
uroj që kjo mos të ndodh sepse boll jemi pik e pesë.!

Për me e përmbyll shpejt këtë shkrim, unë nesër Shqiptarēve që janë në tenda në Sheshin e Prishtinês do të ju kthej Bukë nga Zemra…! 
Do të u’a dhuroj 500 euro kush do që është aty i cili i pranon të paktên për darkën.

Këtë e bëj sepse jeni vllezer dhe motra të mia dhe shpreh ndjenjë respekti që duhet ta bëj dhe do ta bëj.
Nëse sot jeni Opozitë, nesër mund të bëheni Pozitë! 
Nëse edhe Pozita është nesër Opozittë,,, do e kisha bërë të njejtën gjë. 
Mendimet e mia Politike janë të tjera dhe janë të veqanta….!

Prandaj,, nesër unë dhuroj vetëm bukë dhe atë e bêj se ndoshta edhe unë kërkoj Bukë nga duart e juaja një ditë.! 
Nëse kështu vazhdon situata në vend nuk do është e lehtë për askend dhe për asnjëren palë.

Natën e mirë Zoti ju ndihmoftë të gjithëve!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button