Tabanoc, rreth 130 refugjatë të bllokuar në “tokën e askujt”

“Në Tabanoc nga kufiri i Maqedonisë drejt atij të Serbisë ka rreth 130 persona nga Siria dhe Iraku të cilët prej mbrëmë janë bllokuar, në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë. Nevojitet menjëherë të reagohet dhe t’u ndihmohet këtyre njerëzve që të mos vuajnë”, deklaroi për Anadolu Agency (AA), përfaqësuesi i UNHCR-së për Maqedoninë, duke informuar për gjendjen alarmante me refugjatët në vendkalimin verior të Maqedonisë.

Arif thekson se ka biseduar me policinë, me ç’rast ka kërkuar që refugjatët të flenë në kuadër të kampit. Sipas ekipit të UNHCR-së në Tabanoc bëhet fjalë për refugjatë nga Sira dhe Iraku të cilëve u mungon dokumenti regjistrues grek për shkak të cilës janë deportuar në Maqedoni.

Siç sqarojnë nga UNHCR-ja policia serbe prej tyre kërkon dokumente që janë të vulosura në Greqi, sepse pa to nuk mund të kalojnë në Kroaci dhe për këtë shkak i kthen prapa në Tabanoc, ndërsa të tilla në Maqedoni nuk mund të marrin.

Arif shprehu keqardhje për shkak të situatës me refugjatët në Tabanoc duke thënë se nuk duhet të vjen deri tek vuajtja e refugjatëve dhe apeloi kompetentët që t’i ndërmarrin masat e duhura, pas çka rreth 50 refugjatë prej të cilëve numri më i madh janë gra dhe fëmijë janë vendosur në kampin në Tabanoc. Megjithatë, gjendja dalëngadalë u normalizua dhe shumica e refugjatëve në orët e hershme të mëngjesit hynë në kampin në Tabanoc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button