Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë pak më i ndryshueshëm se ai i ditëve të kaluara. Mëngjesi i sotëm thuajse në shumicën e vendit do të na sjellë të reshura të shiut, të cilat do të vazhdojnë relativisht gjatë tërë ditës, njofton Portalb.

Megjithëse moti do të jetë me vranësira mesatare, temperaturat nuk do të jenë edhe aq të ulëta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 17 gradë celsius, ndërkaq në vendet më të ulëta malore deri në 12 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 15 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button