Seanca e tretë gjyqësore e “Lagjes së trimave”, dëshmuan katër policë dhe një dëshmitare

Pa praninë e gazetarëve, në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Kumanovës dëshmuan katër policët që ishin kujdestarë në natën e 21 prillit të vitit të kaluar kur ishin sulmuar nga grupi i armatosur në postën kufitare të Goshincës në afërsi të kufirit me Kosovën, njofton TV21.

Policët kanë deklaruar gjatë seancës se janë nga dy grupe, të cilët i kanë rrahur dhe më pas iu kanë marrë armët. Grupi siç deklaruan policët ka marrë edhe armët nga magazina e postës kufitare policore. Atyre u ishin marrë telefonat celularë dhe rrobat e policisë, që më pas janë lënë të lirë. Policët kanë sqaruar se më pas kanë arritur që të kontaktojnë me stacionin policor, duke i njoftuar sulmin. Dy pjesëtarë të policisë kanë dëshmuar se ndaj tyre ishte ushtruar dhunë fizike, ndërsa dy të tjerë nuk deklaruan asgjë. Para tyre dëshmoi edhe dëshmitarja nga “Lagjja e Trimave”, Shejnaze Fejzullahu, e cila shpjegoi çfarë ka përjetuar në ditën e përleshjeve dhe si ka qenë trajtimi i familjes së saj nga ana e policëve.

“Burrin me armë, kenë duke ma mbytur, edhe fëmijët si i ka zënë, me këmbë sa kanë mundur i kanë sjellën, njërit me mes i kanë ra, ka kanë mundur dhe çka kanë dashtë kanë bërë. Po sa hyra brenda u frikësova kurë i pashë. Me një dhomë na futën edhe sa kanë mundur na fyheshin, më meti djeg që këtë nuk munda të ja u them këtë”, u shpreh Shejnaze Fejzullahu, dëshmitare.

Pasi që gazetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë në këtë seancë gjyqësore, burim i vetëm informimi ishin avokatët. E njëri ndër ta, avokati Naser Raufi tregon se nga këshilli i prokurorëve ka kërkuar që rastin ta merr në dorë Prokuroria Speciale.

 

Pas dëgjimit të këtyre deklaratave të dëshmitarëve, seanca e radhës u caktua për 25 shkurt, ku do të dëgjohen dëshmitarë të tjerë, një pjesë e të cilëve janë  të caktuar nga Prokuroria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button